Drejtori i TRT-së Senol Goka flet për misterin e radios

I ftuari i takimit tradicional me personat e njohurit që zhvillohet nga Universiteti Gazi në Ankara, këtë radhë ishte Drejtori i Përgjithshëm i TRT Senol Goka.

Drejtori i TRT-së Senol Goka flet për misterin e radios

Paneli i organizuar nga Revista e Teorisë dhe Studimit të Komunikimit filloi me promovimin e Radio Televizionit Turk. Goka për të rinjtë hapi dyert e botës së panjohur të radios

Në fjalimin e tij Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së tha: “Për radion flasin gjithmonë si për një mik. Dëgjuesit tanë kur lidhen me telefon na thonë: “unë jam një mik i radios”. Një shprehje të tillë unë nuk e kam dëgjuar kurrë për televizionin. Por pse ka një koncept të tillë për radion? Përse dëgjuesi e ndjen veten pranë saj? Pse radion e ndjejnë më të sinqertë? Misteri është i fshehur në veçorinë e zërit që dëgjojnë kur hapin radion”.

Në panel ishin të ftuar edhe mysafirë nga Azerbajxhani.

Drejtoresha e Departamentit të Radio-Televizionit të Universitetit Shtetëror të Bakusë, Aynur Kerimova tha: “Dua të them se media turke dhe veçanërisht Radio Televizioni Turk ndiqet shumë edhe në vendin tonë. Ne ndjekim seriale e dokumentaret turke dhe populli ynë flet shumë mirë turqisht dhe e kuptojnë mirë atë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme