Sixhadet e famshme të Buharasë

Sixhadetë e famshme të Buharasë, të Uzbekistanit vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes të turistëve të ardhur në vend

Sixhadet e famshme të Buharasë

Gishtërinjtë e palodhshëm të grave nga Uzbekistanit me mijëra vjet thurin sixhade.

Sixhadetë e famshme të Buharasë, të Uzbekistanit vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes të turistëve të ardhur në vend.

Gjatë punimit të këtyre sixhadeve në një centimetër katror hidhen me qindra nyje.

Duart e shkathëta thurin sixhade me plotë përkushtim ku fijet shumëngjyrëshe kthehen në vepra artistike.

Kur bëhet fjalë për sixhade të punuara me dorë në mend të bie Irani, Anadolli dhe Buharaja.

Në qytetin Buhara të Uzbekistanit tezgjahistet e reja japin mundin e tyre në punimin e këtyre sixhadeve.

Paralel me zhvillimin e turizmit në Uzbekistan është shtuar edhe interesimi ndaj sixhadeve të Buharasë, të cilat tërheqin vëmendjen posaçërisht të turistëve evropian.

Një veçori tjetër që i shton vlerën sixhadeve të Buharasë është edhe mundi që tregohet gjatë punimit të tyre.

Punimi i sixhadeve në Uzbekistan është një burim i rëndësishëm i të ardhurave për grat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme