Suksesi i serialeve turke temë diskutimi në SHBA

Suksesi i serialeve turke, të cilat janë kthyer në një fenomen në një hapësirë të gjerë gjeografike, duke filluar nga Lindja e Mesme në Evropë e deri në Amerikën Latine, është diskutuar në një mbledhje shkencore në Universitetin Indiana në SHBA.

Suksesi i serialeve turke temë diskutimi në SHBA

Profesoresha e Asocuar në Universitetin Ankara, Dr. Senem Çevik, në prezantimin që bëri në konferencën e zhvilluar në Universitetin Indiana, tha se këto serriale, me imazhin për Turqinë dhe fuqinë e “butë”, me anë të temave që trajtohen, kanë tërhequr vëmendjen e teleshikuesit, përgjithësisht femra dhe kanë lënë mbresa tek ato.

“Në telenovelat turke, kryesisht trajtohet romantizmi, arsimi i gruas, liria dhe çka është më e rëndësishmja lidhjet familjare” tha Çevik.

Me këto veçori, serialet turke bëhen shumë tërheqëse për gratë në Lindjen e Mesme sidomos kur ato bëjnë ekuilibrin ndërmjet temave të rrezikshme si dhuna ndaj gruas dhe ndërthurjen e traditës me kohën moderne.

Serialet turke, kanë bërë që Turqia të jetë në qendrën e vëmendjes me rekordet që janë thyer në ndjekjet e tyre në Amerikën Latine që njihet për telenovela, madje edhe në Argjentinë, Kili e Uruguai.

“Serialet mund të jenë një portë që hapet në botën e huaj. Për këtë arsye ky sektor si një mjet diplomacie publike, mund të çojë në shtëpinë e teleshikuesit mesazhet konkrete që kërkon të përcjellë Turqia” tha Dr. Senem Çevik.
Serialet turke transmetohen në më shumë se 75 vende në botë përfshi edhe Ballkanin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme