Stambolli mirëpret festivalin e kërcimit

Në festivalin ndërkombëtar të kërcimit që ka filluar në Stamboll dhe do të zgjasë deri të hënën marrin pjesë 5000 kërcimtarë nga 80 vende të botës.

Stambolli mirëpret festivalin e kërcimit

Në edicionin e 4-t të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit që zhvillohet në Stamboll, marrin pjesë rreth 5.000 kërcimtarë dhe grupe kërcimi nga 80 vende të botës.

Festivali u hap në bulevardin “Abdi Ipekci”, ndërsa Tolga Han Cinkitas, President i Federatës së Kërcimtareve Turq, tha se në moshën 40-vjeçare të karrierës së tij ka filluar të interesohet për kërcime të ndryshme.

Sipas tij, në Turqi në pesë vitet e fundit është rritur interesi për llojet e kërcimit dhe vallet. "Kërcimi është vëllazëri, sport, art dhe mbi të gjitha paqe", tha Cinkitas.

Ibrahim Keskin, organizatori i Festivalit tha se në këtë Festival marrin pjesë rreth 5000 kërcimtarë nga 80 vende të botës, në mesin e të cilëve, ka nga Evropa, Afrika dhe Amerika.

Festivali do të zgjasë deri të hënën. Në kuadër të Festivalit do të mbahen workshope edukuese, do të bëhen udhëtime nëpër qytet, aktivitete udhëzuese dhe patjetër shfaqje kërcimi nga më të larmishmet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme