Rodriguez fiton çmimin "Goya" me "La isla minima"

Në Madrid, mbrëmë u mbajt Edicioni i 29-të i Akademisë së Filmit Spanjoll "Goya", i njohur edhe si "Oskari Spanjoll".

214229
Rodriguez fiton çmimin "Goya" me "La isla minima"

Filmi i natës gala ishte "La isla minima" i regjisorit Albert Rodriguez, i cili u vlerësua me çmim në dhjetë kategori.

Çmimin e Nderit të "Goya" e mori një prej aktorëve më popullor, Antonio Banderas, i cili në momentin e marrjes së çmimit tha se kur shikon në të kaluarën ndihet i vjetër, por duke kërkuar në të ardhmen, ai ndjehet i ri. Çmimin e marrë ai ia kushtoi vajzës së tij, Stella del Carmen.

"Unë e shoh këtë çmim si fillimin e pjesës së dytë të karrierës sime", - shtoi Banderas.

Gjatë dhënies së çmimeve është folur edhe për problemin e rritjes së çmimeve të biletave në kinematë spanjolle. President i Akademisë së Filmit Spanjoll, Enrique Gonzalez Macho i kërkoi qeverisë spanjolle të reduktojë taksat për industrinë e filmit.

Pakënaqësia për shkak të neglizhencës së autoriteteve të filmit në Spanjë penelope cruzështë shprehur edhe nga drejtori i tij, Pedro Almodovar, i cili duke i dhënë çmimin Antonio Banderas, e filloi fjalimin e tij duke thënë: "Shokët e kulturës dhe të kinematografisë, I nderuar Ministër i Arsimit, Kulturës e Sporteve, ju nuk jeni të përfshirë në këtë grup."

Çmimi "Goya" për filmin më të mirë u dha nga aktorja spanjolle Penelope Cruz.

"La isla minima" fitoi 10 çmime "Goya" në kategoritë për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë, skenarin më të mirë, aktoren më premtuese, drejtimin e artit, redaktimin, fotografisë më të mirë, muzikës më të mirë për filmin dhe dizajnin më të mirë në veshje e kostum.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme