9-vjeçarja nga Kosova, e treta në "France’s got talent"

Këngëtarja nëntëvjeçare me origjinë nga Kosova e që jeton në Francë, Erza Muçolli, ka përfunduar në vendin e tretë të garës “Franca kërkon një talent”.

9-vjeçarja nga Kosova, e treta në "France’s got talent"

Edicionin e nëntë të “France’s Got Talent” e fitoi grupi “Le bagad de Vannes” , i cili njëherësh ka fituar 100 mijë euro dhe do të marrë pjesë në një festival në Montreal. Vendi i dytë i takoi 49-vjeçares Marine.

Erza Muçolli është prezantuar në disa emisione në mediat franceze për festat e fundvitit të kaluar. Ajo madje po krahasohet edhe me këngëtaren franceze të njohur në botë Indila. Muçolli ka disa vjet që jeton në Francë së bashku me familjen e saj, e cila ka mbërritur atje në vitin 1991.

Babai i saj, Mehmet Muçolli, është me prejardhje nga Zabeli i Drenasit dhe së bashku me gruan e tij, Luljana Muçolli, dikur ishin pjesë e shoqatave kulturore artistike në Kosovë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme