Banderas i kufizuar për shkak të origjinës në Hollwood

Antonio Banderas deklaroi se gjithmonë ka qenë i kufizuar për shkak të theksit dhe origjinës së tij etnike.

Banderas i kufizuar për shkak të origjinës në Hollwood

Aktori i famshëm i filmit, drejtori dhe producenti spanjoll Antonio Banderas ka deklaruar se për shkak të theksit dhe origjinës etnike në Hollywood gjithnjë ka qenë i kufizuar.

Banderas në festivalin e filmit të këtij viti në San Sebastian prezantoi filmin "Automata", në të cilin luan një rol të rëndësishëm, në të njëjtën kohë është edhe producent i filmit. "Për shkak të theksit tim dhe origjinës në Hollywood gjithmonë isha i kufizuar. Tani unë dua shumë më tepër të bëjë dhe të prodhoj filma në Spanjë", tha Banderas.

Duke shtuar se kriza ekonomike në Spanjë sigurisht që e ka prekur industrinë e filmit në këtë vend, Banderas vlerëson se industrisë së filmit i duhet mbështetja e shtetit.

"Qeveria duhet të sigurojë mbështetje. Duhet reduktuar tatimet që biletat në kinema të mos jenë aq shtrenjtë," tha ai.

Duke folur rreth filmit të tij "Automata", i zhanrit fantazi-shkencë që po synon për çmimin "Concha de Oro" (Guaca e artë) Banderas ka thënë: "Ky nuk është një super produksion. Por është një film, të cilin e bëjmë prej katër vitesh. Jam i sigurt se do të pëlqehet nga admiruesit e kësaj tematike."

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në San Sebastian mbahet që nga viti 1953 në qytetin spanjoll. Edhe pse është themeluar për të shpërblyer realizimet më të mira filmike spanjolle, me kalimin e kohës është rritur në një festival që tregon filma edhe nga vendet tjera.

Çmimi kryesor në festival është "Concha de Oro" (Guaca e artë).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme