Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kim Jong Un kërcënon Hollywood për një film mbi vrasjen e tij

Korea e Veriut ka vënë në shënjestër këtë herë “Hollywood”-in për shkak të një “akti të pafalshëm terrorizmi”.

Kim Jong Un kërcënon Hollywood për një film mbi vrasjen e tij

Pas prerjes së flokëve, stil i veçantë i liderit Kim Jong Un, në reklamën e një parukerie londineze, këtë herë në shënjestrën e Penianit përfundon filmi “The Interview”, një komedi e drejtuar nga Seth Rogen dhe Evan Goldberg që do të shfaqet në kinematë e SHBA-së më 14 tetor.

Protagonistët janë dy gazetarë rolet e të cilëve luhen nga Seth Rogen dhe James Franco, në përpjekje që të bëjnë karrierë arrijnë të marrin një intervistë eskluzive nga Kim.

Por ngjarjet komplikohen pas hyrjes në skenë të CIA-s, shërbimet sekrete amerikane, që përpiqen të bindin dy gazetarët që të punojnë si killera për ta me qëllim vrasjen e liderit koreanojugor.

“Një akt i pafalshëm terrorizmi”, shkruan “KCNA”-ja, agjencia zyrtare e regjimit duke cituar fjalët e ministrit të Punëve të Jashtme.

Filmi i konsideruar si një punë e realizuar nga regjisorët gangsterra, nuk duhet të shfaqet asnjëherë në Korenë e Veriut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme