Një autoportret i Andy Warhol shitet 35 milionë dollarë

Një autoportret i artistit amerikan, Andy Warhol (1928-1987), nxjerrë në shitje për 35 milionë dollarë, u ble dje në Art Basel, ekspozita më e madhe botërore e artit kontemporan në Bale (Zvicër), sipas drejtorisë së ekzpozitës.

Një autoportret i Andy Warhol shitet 35 milionë dollarë

Bëhet fjalë për një vepër, që daton në vitin 1986 dhe titullohet “Fright Wig”, shitur nga galeria Skarstedt, paraqitur në Londër dhe në Nju-Jork, sipas drejtorisë së ekspozitës.

Në muajin maj, në Nju-Jork, shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka shitur një seri nga gjashtë të autoportreteve të Andy Warhol, realizuar në vitin 1986, në ankand për 30-125 milionë dollarë.

Veprat e Andy Warhol janë shumë të kërkuara nga koleksionuesit.

Christies ka shitur veprën e tij “Race Riot” (Kryengritje Raciale) për 62,88 milionë dollarë gjatë një ankandi dhe “White Marilyn” (Marilyni i Bardhë) u shit 41,04 milion dollarë.

Rekordi për Warhol u arrit në muajin nëntor 2013 për veprën e tij “Silver Car Crash” (Aksidenti i Makinës së Argjendtë), shitur për më shumë se 105 milionë dollarë.

Ekspozita hapi dyert sot në mëngjes, pas dy ditëve të rezervuara për vipat. Kjo ekpozitë, që do të mbyllet më 22 qershor, pret rreth 70.000 vizitorë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme