"Zbukurim me margaritarë" një art i sulltanëve

"Zbukurim me margaritarë" një art i sulltanëve

Një numër i madh i sulltanëve osmanë me në krye Sulltan Mehmetin Ngadhënjimtarin dhe Sulltan Abdulhamitin e 2-të, janë marrë me artin e quajtur “Zbukurim me margaritarë”, që në ditën e sotme mundohet të mbijetojë në saje të entuziastëve. Njëra prej tyre është edhe Filiz Uzun nga Giresuni. Sipas lajmit të gazetarit Gyltekin Jetkin nga Agjencia e Lajmeve Anadolli, Filiz Uzun në një punëtori të zdrukthëtarisë në qytet mundohet që me anë të punimeve të zbukurimit me margaritarë të mbajë të gjallë këtë art. Ajo thotë se “Mundohem ta mbaj në jetë këtë art me të cilin janë marrë edhe sulltanët e rëndësishëm të historisë tonë e që ne e kemi trashëguar nga gjyshërit e stërgjyshërit tanë” ndërsa shton se me këtë art ka filluar të merret pas artit të punimeve të zbukurimit me dru, një punim artistik që realizohet me ngjitjen e llojeve të ndryshme të drurit.

Dihet se forma më e zakonshme e punimeve të zbukurimit me margaritarë, që datojnë prej kohërave të lashta nga qytetërimet e para, është më e përhapur në artin turko-osman. Sipas ekspertëve, të cilët kanë kryer studime në lidhje me këtë çështje, Sulltan Abdulhamiti i 2-të është një sulltan i shquar për shkak të kureshtjes dhe talentit së tij që kishte për këtë art. Dihet se në Vilën sulltanore “Jëlldëz” ishte ndërtuar një punëtori për këtë qëllim që quhej “Tamirhane Hymajun”. Sulltan Abdulhamiti i 2-të kohën e lirë të tij e kalonte në këtë punëtori. Orenditë e zyrës si tavolina, karrigia, dollapët ishin dizajnuar dhe punuar nga ana e tij. Tavolina e punës që sot ndodhet në dhomën numër 28 të Vilës “Bejlerbeji” është një vepër e tij dhe është një tavolinë e famshme në botë. Kjo tavolinë e punuar me artin e zbukurimit të drurit, të magjeps me zbukurimet e punuara me perla dhe margaritarë. Dihet se edhe Sulltan Mehmeti (Ngadhënjimtari) merrej me artin e zbukurimit të drurit. Me punimet e tij të këllëfëve e dorezave të shpatave dhe kamave të praruara me perla, korale dhe margaritarë Sulltan Mehmeti Ngadhënjimtari hodhi firmën e tij në këtë degë arti, e cila ishte kthyer në një hobi për sulltanët. Punimet me margaritarë mbi lugë të drurit edhe sot vlerësohet me admirim.

Shembujt e punimeve me margaritarë të mjeshtërve të Enderunit (shkolla e pallatit sulltanor për përgatitjen e administratës) që kishin një përdorim të gjerë gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, sot mund ti gjejmë të ekspozuara në muze historike. Mjeshtërit e parë të këtij arti, që quheshin “Sedefkjar”, hasen në periudhën pas shekullit të 15-të. Punimet e drurit të zbukuruara me margaritarë në dy krahët e portës së xhamisë me një kube të Sulltan Bejazitit të 2-të në Edrene kanë hyrë në fazën e zhvillimit në shekullin e 16-të dhe përveç se në mobile edhe orenditë shtëpiake si dyer, dritare, dyert e dollapëve, katedrave në xhami, sirtarë, këllëf të Kur’anit, këmbalkë për libra, tavolina, kolltukë, kanape e tavolina të vogla, me këto punime janë zbukuruar edhe doreza e armëve, këpucë druri, kuti të duhanit dhe orenditë tjera shtëpiake.

Në ditët e sotme në Gaziantep ndodhen 54 punëtori të artit të zbukurimit të drurit me margaritarë. Ndërkaq punëtoria e 55-të është hapur në vitin 1992 në Qendrën për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Zejtarisë të Gaziantepit pranë universitetit të këtij qyteti. Për punimet e zbukurimit të drurit si material përdoret druri i arrës, moganit e palisandërit për shkak të strukturës së tyre të ngjeshur, ndërsa telat prej plumbi, kallaji e argjendi përdoren për kufizimin dhe zbukurimin e motiveve. Në vend të margaritarit ose së bashku me të mund të përdoren edhe briri, fildishi dhe kocka.

Selçuk Jëllmaz, studenti i Universitetit të Anadollit në qytetin Eskishehir, i cili kryen studimet pasuniversitare, arriti që në saje të një skulpture gjigante të luanit të punuar vetëm prej copave të mbeturinave të dëgjohet emri i tij në rrjetet sociale. Skulptura, e cila përbëhet prej afërsisht 4 mijë copave, u punua në punëtorinë e universitetit dhe punimi i saj zgjati afërsisht një vit. Jëllmaz duke mbledhur copat e mbeturinave, e punoi një skulpturë unike të rrallë që ka një lartësi 185 metra, gjatësi 330 metra dhe 250 kg peshë, ndërsa fotografinë e saj e postoi në rrjetet sociale. Skulptura tërhoqi vëmendjen e Christopher Jobson, i cili ka një blog që radhitet në mesin e 50 blogëve të parë në botë me adresë elektronike “Thisiscolossal.com”, ndërkaq brenda një kohe shumë të shkurtër me anë të rrjeteve sociale ky punim u përhap në shumicën e vendeve të botës.

Jëllmaz me veprën e tij realizoi të pamundurën dhe kështu arriti të popullarizohet në rrjetet sociale, ndërsa në deklaratën e tij ai tha se “Copat e metalit vijnë në punëtorinë tonë nga hedhurinat e universitetit. Ne i pastrojmë këto copa dhe i shndërrojmë në skulpturë, edhe skulptura e këtij luani u krijua në këtë mënyrë”. Jëllmaz, i cili u bë i famshëm me zbulimin e artistit amerikan Christopher Jobson, tha se skulptura është punuar me qëllim të reagimit ndaj tjetërsimit social. “Skulptura e luanit që kam punuar unë është një reagim ndaj tjetërsimit social të shoqërisë të formuar në kaos dhe konfuzion dhe me pasion të konsumit në ditët e sotme”. Duke e bërë të ditur se mori ftesa për të marrë pjesë në ekspozita jashtë vendit
Jëllmaz tha se me skulpturën e tij fillimisht dëshiron të marrë pjesë në konkurse të tilla ndërsa shtoi se “Një numër i madh i personave nga Los Anxhelosi, Parisi dhe Anglia më kontaktuan nëpërmjet postës elektronike dhe telefonit në lidhje me skulpturën dhe këtë do ta marr në konsideratë, por fillimisht dua të marr pjesë në disa konkurse me këtë skulpturë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme