Covid-19 në Turqi (26 janar 2022) – 77.434 raste të reja, 188 të vdekur
Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 77.434 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 188 të sëmurë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
1768862

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 188 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).
Në 24 orët e fundit janë bërë 416 mijë e 536 teste, nga të cilat 77 mijë e 434 kanë rezultuar pozitivë.
Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 85 mijë e 501.
Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është rritur në 141 milionë e 252 mijë e 329.
Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën: | ![]() |