Covid-19 në Turqi (24 janar 2022) – 67.023 raste të reja, 156 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 67.023 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 166 të sëmurë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1767738
Covid-19 në Turqi (24 janar 2022) – 67.023 raste të reja, 156 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 156 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).

Në 24 orët e fundit janë bërë 401 mijë e 636 teste, nga të cilat 67 mijë e 23 kanë rezultuar pozitivë.

Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 78 mijë e 362.

Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është rritur në 140 milionë e 938 mijë e 758.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme