Ghebreyesus: Rreth 1 miliardë njerëz në Afrikë nuk e kanë marrë as një dozë të vetme të vaksinës

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raportoi se rreth 1 miliard njerëz në kontinentin afrikan nuk morën as një dozë të vetme të vaksinës së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1762698
Ghebreyesus: Rreth 1 miliardë njerëz në Afrikë nuk e kanë marrë as një dozë të vetme të vaksinës

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raportoi se rreth 1 miliard njerëz në kontinentin afrikan nuk morën as një dozë të vetme të vaksinës së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Në hapjen e takimit të 10-të të Komitetit të Emergjencave të Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR) për Covid-19, Ghebreyesus vuri në dukje pabarazinë dhe padrejtësinë globale në vaksinat Covid-19.

Ghebreyesus theksoi se pengesat si nacionalizmi i vaksinave, politizimi i epidemisë dhe interesat personale afatshkurtra po nxisin evolucionin dhe përhapjen e virusit.

"Si rezultat, shumë vende nuk po i arrijnë nevojat e tyre themelore (vaksinave) ose qëllimet modeste", tha Ghebreyesus.

"Megjithatë, 90 vende nuk e kanë arritur qëllimin për të vaksinuar 40 për qind të popullsisë së tyre deri në fund të vitit të kaluar dhe 36 prej këtyre vendeve nuk kanë vaksinuar ende 10 për qind të popullsisë së tyre," tha ai, duke vënë në dukje se më shumë se 9.4 miliardë doza e vaksinave Covid-19 tashmë janë administruar në mbarë botën.

"Nëse nuk mund ta mbyllim këtë hendek, nuk mund t'i japim fund fazës akute të epidemisë," paralajmëroi Ghebreyesus, duke shtuar se rreth 1 miliard njerëz në kontinentin afrikan, që përbën 85 për qind të popullsisë, nuk arritën ta bëjnë as një dozë të vetme të vaksinës antiCovid.

Në vend të aplikimit të një “doze përforcuese”, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së theksoi se prioriteti i menjëhershëm i vendeve duhet të jetë kryerja e vaksinimeve të para të grupeve të rrezikshme në mbarë botën që nuk janë vaksinuar kurrë.

Ghebreyesus nënvizoi se ndërsa vaksinat aktuale Covid-19 janë shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve, ato nuk mund të parandalojnë plotësisht transmetimin.

 


Lajme të ngjashme