OBSH paralajmëron për variantin Omikron të Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se varianti Omikron i llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) me përhapje të shpejtë vazhdon të shtrojë në spital dhe të marrë jetët e të infektuarve.

1762132

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë shtypi me ekspertë globalë të shëndetit në selinë e organizatës në Gjenevë se 15 milionë raste të reja u raportuan javën e kaluar, gjë që është numri më i lartë javor i rasteve globale me Covid-19.

“Rritja e infeksioneve shkaktohet nga Omikron, i cili zëvendëson variantin Delta pothuajse në çdo vend”, tha Ghebreyesus.

Ghebreyesus theksoi se Omikron ende përbën një rrezik pavarësisht se shkakton sëmundje më pak të rënda se Delta dhe nënvizoi se 40 për qind e popullsisë në 90 vende nuk mund të vaksinohen kundër Covid-19 dhe se nuk është e mundur të luftohet efektivisht epidemia pa e mbyllur hendekun në vaksinat.

Kreu i OBSH-së tha që monitoron nga afër efektin e vaksinave ekzistuese antiCovid kundër variantit Omikron, duke shtuar se shumica dërrmuese e të shtruarve në spital janë njerëz të pavaksinuar.

Maria Van Kerkhove, drejtuese e ekipit antiCovid të OBSH-së, tha se epidemia vazhdon të përhapet dhe të evoluojë.

"Omikron vazhdon të shtrojë në spital dhe vret njerëz, edhe pse është më pak i rëndë se varianti Delta," paralajmëroi Kerkhove.

Lajme të ngjashme