Vaksina turke Turcovac është po aq efektive sa kinezja Coronavac

Sipas rezultateve të studimit vaksina Turkovac ofron 49% më shumë mbrojtje se sa vaksina kineze Coronavac.

1761470
Vaksina turke Turcovac është po aq efektive sa kinezja Coronavac

Një grup shkencëtarësh turq organizuan të mërkurën një konferencë shtypi në Ankara, në të cilën ata publikuan të dhëna për fazën e tretë të provave klinike të vaksinës TURCOVAC, që është prodhuar kundër koronavirusit.

Gjatë fazës së tretë gjysma e vullnetarëve të grupit të vaksinuar me Turkovac u krahasua në mënyrë të rastësishme me gjysmën e grupit të vaksinuar me Coronavac.

Doza e dytë u administrua tek vullnetarët 28 ditë pas dozës së parë. Në kuadër të studimit 1.286 vullnetarë morën të paktën një dozë, kurse 1.158 morën 2 doza.

Në total u administruan 2.444 doza vaksinash Turkovac dhe Coronavac. Studimi u bë me 1.182 vullnetarë.

Sipas rezultateve të studimit vaksina Turkovac ofron 49% më shumë mbrojtje se sa vaksina kineze Coronavac.

Profesore Mine Durusu Tanrıöver tha se shumica dërrmuese e njerëzve që u injektuan me një vaksinë të prodhuar nga Turqia ose nuk u infektuan fare nga koronavirusi ose e kaluan sëmundjen në mënyrë asimptomatike në një formë të butë.

Shkencëtarët analizuan ndryshimet midis efekteve të vaksinave Coronavac të prodhuara në Kinë dhe TURCOVAC të prodhuara në Turqi.

"Sot mund të themi me besim se vaksina e zhvilluar nga Turqia është të paktën po aq efektive dhe e sigurt sa Coronavac",- tha profesoresha Tanrıöver.

Profesor Serhat Ulan, nga ana e tij vuri në dukje se vendimi për të krahasuar të dhënat për vaksinat u mor për të identifikuar të gjitha karakteristikat e ilaçit vendas.

Autoriteti kompetent i Turqisë ka lëshuar më parë një leje për përdorimin urgjent të vaksinës vendase, prodhimi në seri i së cilës zhvillohet në zonën industriale të provincës juglindore, Şanlıurfa.

Vaksina TURCOVAC tashmë po përdoret në spitalet e të gjithë Turqisë.

Turqia është sot një nga 9 vendet në botë që prodhojnë vaksina kundër koronavirusit të llojit të ri (Covid-19).

 


Lajme të ngjashme