Turqia dërgoi 33 tonë ndihma humanitare në Afganistan

Gjysmëhëna e Kuqe Turke i dorëzoi Gjysmëhënës së Kuqe Afgane ndihmat e dërguara nga Turqia.

1714432
Turqia dërgoi 33 tonë ndihma humanitare në Afganistan

Turqia ka dërguar 33 tonë ndihmë ushqimore në Afganistan.

Ambasadori i Turqisë në Kabul, Cihad Erginay, foli gjatë ceremonisë së dorëzimit në pranim të ndihmave ushqimore të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Gjysmëhënën e Kuqe Afgane në kryeqytetin Kabul.

Erginay, i cili njoftoi në lidhje me aktivitetet e Turqisë për ndihmën e popullit afgan, tha: "Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe institucionet e tjera turke do të vazhdojnë të ndihmojnë popullin afgan. Kjo është një detyrë njerëzore."

Ambasadori deklaroi se popullit afgan i ishte ofruar ndihmë përmes Gjysmëhënës së Kuqe Turke më parë dhe se ata kishin drejtuar ndihmën e mëparshme për njerëzit e zhvendosur.

Ai ftoi të gjitha vendet e botës të marrin pjesë në përpjekjet humanitare në Afganistan si një mision humanitar.

"Ndihma e sotme është një fazë e re, ne kemi ofruar gjithsej 33 tonë ndihmë ushqimore në një sasi më të madhe. Në këtë përpjekje ndihme, rreth 2.000 pako do të shpërndahen për të plotësuar nevojat ushqimore një mujore të 16.000 njerëzve", deklaroi ambasadori turk.

Erginay tha se krahas ndihmave në Kabul, ata do të shpërndajnë ndihma edhe në Jalal Abad dhe Ghazni.



Lajme të ngjashme