Asnjë efekt anësor në fazën e tretë të studimeve klinike të vaksinës “TURKOVAC”

Studimet e fazës së tretë të vaksinës kombëtare “TURKOVAC” janë duke përfunduar dhe asnjë efekt anësor nuk është vërejtur pas testimit të saj në rreth 1.500 vullnetarë.

1709802
Asnjë efekt anësor në fazën e tretë të studimeve klinike të vaksinës “TURKOVAC”
turkovac asi.jpg
Turkovac.jpg

Vazhdojnë studimet klinike të vaksinës inaktive “TURKOVAC”, e cila po zhvillohet nga Turqia kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Tashmë vaksina turke ka arritur fazën për të aplikuar për miratimin e përdorimit emergjent dhe pritet të fillojë prodhimin në seri gjatë muajve të ardhshëm.

Vullnetari Yasin Akpinar deklaroi se zgjodhi “TURKOVAC” duke qenë se ajo është një vaksinë vendase.

“Unë nuk pashë ndonjë efekt anësor në dozën e parë të vaksinës. Kjo është arsyeja pse mora një mbidozë të dytë. I bëj thirrje të gjithë popullin se mund ta marrë vaksinën «TURKOVAC» pa asnjë shqetësim”, tha ai.

Aysin Kilinç Toker, mikrobiologe në Klinikën e Sëmundjeve Infektive të Spitalit Rajonal në Kayseri, bëri me dije se vaksina “TURKOVAC” është administruar tek 1.500 vullnetarë.

“Ne administrojmë dy doza për vullnetarët tanë, me 28 ditë diferencë. S’kemi hasur ndonjë efekt anësor serioz në dozën e parë dhe të dytë tek vullnetarët tanë, të cilëve filluam t’u administrojmë dozat e dyta”, theksoi Toker mes të tjerash.



Lajme të ngjashme