BE heton korrupsionin në shëndetësi

Në vendet e Bashkimit Evropian (BE) është konstatuar se raporti i atyre që përdorën lidhjet e tyre personale për të pasur qasje në shërbimet shëndetësore gjatë epidemisë është rreth një e treta (1/3).

1659190
BE heton korrupsionin në shëndetësi

Midis tetorit 2020 dhe dhjetorit 2020 “Transparency International” ka bërë një anketë në të gjitha vendet e BE-së me pjesëmarrjen e më shumë se 40 mijë njerëzve.

Hulumtimi zbuloi se kujdesi shëndetësor është një nga fushat ku korrupsioni është i përhapur.

Sipas hulumtimit, shkalla e atyre që përdorën lidhjet e tyre personale për të hyrë në shërbimet shëndetësore gjatë epidemisë është afër një e treta në të gjithë BE-në. Njëzetë e nëntë për qind (29%) e të anketuarve thanë se i ata përdornin lidhjet e tyre.

Kurse 6 për qind e pjesëmarrësve deklaruan se kanë dhënë ryshfet për të pasur qasje në shërbimet shëndetësore.

Një rezultat tjetër që ka nxjerrë studimi gjithëpërfshirës i kryer nga “Transparency International” në të gjithë BE-në është se raporti i atyre që mendojnë se po përkeqësohet korrupsioni në vendin e tyre po i afrohet një të tretës (1/3).

 



Lajme të ngjashme