COVAX mirëpret angazhimin e G7 për vaksinat

"COVAX mirëpret deklaratën e vendeve të G7-s për dhurimin e 870 milionë dozave antiCovid për vendet në nevojë, tha OBSH-ja në një deklaratë.

1657473
COVAX mirëpret angazhimin e G7 për vaksinat

Partnerët e iniciativës COVAX të dielën mirëpritën angazhimin e vendeve të G7-s për të siguruar të paktën 870 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, por kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se duhen më shumë doza për shpërndarje më të shpejtë.

"COVAX i mirëpret angazhimet për 870 milionë doza shtesë për të mbështetur qasjen e drejtë në vaksinat në 2021 dhe 2022, me synimin për të dhënë të paktën gjysmën deri në fund të vitit 2021", tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në një deklaratë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus, megjithatë theksoi se, “Ne i mirëpresim deklaratat bujare për dhurimet e vaksinave dhe falënderojmë udhëheqësit. Por ne kemi nevojë për më shumë, dhe kemi nevojë për to më shpejt”.

“Shumë vende të tjera tani po përballen me rritje të rasteve dhe po përballen pa vaksina. Ne jemi në garë për jetën, por kjo nuk është një garë e drejtë, dhe shumica e vendeve mezi e kanë kaluar vijën fillestare", tha ai.

Në fundit të samitit të G7-s që u mbajt në fundjavë në Cornwall të Britanisë së Madhe, u premtuan 870 milionë doza vaksinash për programin COVAX, të paktën gjysma e të cilave do të sigurohet deri në fund të këtij e viti dhe gjysma tjetër do të vijë në 2022.

 


Lajme të ngjashme