Ndërtesat simbolike të Turqisë “vishen” me të kuqe

Me rastin e 153-vjetorit të themelimit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Kızılay) ndërtesat simbolike të Turqisë u ndriçuan me të kuqe.

1656520
Ndërtesat simbolike të Turqisë “vishen” me të kuqe
fsm koprusu kirmizi.jpg
galata kulesi kirmizi.jpg
Alacahoyuk Sfenksli Kapi kirmizi.jpg

Me rastin e 153-vjetorit të themelimit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Kızılay) ndërtesat simbolike të Turqisë u ndriçuan me të kuqe.

Sipas deklaratës së bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, në kuadër të veprimtarive me rastin e përvjetorit të themelimit, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, u vendos që strukturat simbolike të Turqisë të ndriçohen me ngjyrën e kuqe të Gjysmëhënës.  

Në këtë kontekst,  Kulla Galata, Gobeklitepe, Porta me Sfinks Alacahoyuk, Qyteti i lashtë Patara, Ndërtesa e dytë e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM)/ Muzeu i Republikës, Ura Fatih Sultan Mehmet, Ura Yavuz Sultan Selim, Atakuleja në Ankara, Kullat e Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB) dhe Kulla e qendrës tregtare Metropol në Atasehir të Stambollit u ndriçuan me dritë të kuqe.

Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe Turke Kerem Kınık, pikëpamjet e të cilit u përfshinë në deklaratë, falënderoi ata që kontribuuan në organizimin e veprimtarisë dhe tha: "Gjysmëhëna jonë e Kuqe, e cila është vlera e përbashkët e këtyre tokave, është kthyer në një lëvizje mirësie që rritet çdo vit me mbështetjen e miliona vullnetarëve dhe popullit turk. Me forcën e kësaj mbështetje, ne do të vazhdojmë të valëzojmë me krenari flamurin e mëshirës së popullit turk edhe në hapësirat gjeografike më të largëta të botës."



Lajme të ngjashme