Inteligjenca e SHBA-së ringjall diskutimet rreth përhapjes së COVID-19 nga Kina

Një raport i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ringjallur diskutimet se burimi fillestar i llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) mund të jetë laboratori në Wuhan të Kinës.

1644642
Inteligjenca e SHBA-së ringjall diskutimet rreth përhapjes së COVID-19 nga Kina

Sipas raportit të gazetës amerikane “The Wall Street Journal” (WSJ), i cili bazohet në një raport të inteligjencës amerikane, 3 studiues që punonin në laboratorin e Wuhanit, shkuan në spital gjatë muajit nëntor 2019 pasi ishin sëmurë me ankesa të ngjashme me simptomat e koronavirusit dhe gripit sezonal.

Disa zyrtarë që u prononcuan për gazetën amerikane nën mbrojtjen e anonimatit, deklaruan se informacioni në fjalë kërkon ende mbështetje që të jetë në një nivel të besueshëm, ndërsa të tjerë besojnë se raporti është një nga inteligjencat më të forta dhe më të fuqishme në lidhje me këtë çështje.

Presidenti i mëparshëm i SHBA-së, Donald Trump, e ka fajësuar Pekinin për përhapjen e virusit shumë herë gjatë mandatit të tij, ndërkohë që raporti i inteligjencës amerikane, publikuar në fund të vitit të kaluar, përmendte evidenca se burimi fillestar i COVID-19 mund të jetë laboratori në Wuhan.

Teksa administrata kineze i mohoi katërçipërisht pretendimet në fjalë, një grup ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e hulumtoi çështjen në vend dhe njoftoi se kishte arritur në rezultatin që pretendimet rreth përhapjes së koronavirusit nga laboratori në fjalë ishin joreale.



Lajme të ngjashme