Afrikë - Mbi 100 milionë njerëz përballen me krizën ushqimore

Konfliktet, problemet e sigurisë, turmat e karkalecave, ndryshimet klimatike, përmbytjet dhe problemet ekonomike janë renditur si elementët që rrisin krizën ushqimore në kontinentin e Afrikës, sipas raportit të IFRC-së.

1622611
Afrikë - Mbi 100 milionë njerëz përballen me krizën ushqimore

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) njoftoi se më shume se 100 milionë njerëz në Afrikë përballen me krizën ushqimore "në nivel katastrofik".

Sipas raportit të IFRC-së, problemet, si: konfliktet, problemet e sigurisë, turmat e karkalecave, ndryshimet klimatike, përmbytjet dhe problemet ekonomike janë edhe elementët që rrisin krizën ushqimore në kontinentin e Afrikës.

IRFC thotë në raportin e saj se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) i ka rritur edhe më shumë problemet në fjalë në shumë vende të kontinentit.

Sudani i Jugut, Somalia, rajoni Tigray i Etiopisë, Pellgu i Liqenit të Çadit, Burkina-Faso, kufiri mes Malit dhe Nigerit janë treguar në raport si rajonet që përballen më shumë me krizën ushqimore.



Lajme të ngjashme