UNICEF tërheq vëmendjen tek ndikimi i pandemisë në arsim për fëmijët

Për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19), vitin e fundit, mbi 168 milionë fëmijë nuk mundën të shkojnë në shkollë për të marrë mësim ballë për ballë (në klasë).

1594678
UNICEF tërheq vëmendjen tek ndikimi i pandemisë në arsim për fëmijët

Për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19), vitin e fundit, mbi 168 milionë fëmijë nuk mundën të shkojnë në shkollë për të marrë mësim ballë për ballë (në klasë).

Fondi i Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në raportin e përgatitur se si ka ndikuar Covid-19 tek fëmijët dhe mësimmarrja e tyre, bëri të ditur se një prej 7 fëmijësh, pra nga 214 milionë fëmijë, ¾ nuk patën qasje të drejtpërdrejtë në shkollë.

Sipas kësaj  mbi 168 milionë fëmijë nuk mundën të shkojnë në shkollë, të cilat për afërsisht një vit ishin të mbyllura, për të marrë mësim ballë për ballë.

Në 14 vende nga marsi i vitit 2020 deri më shkurt të vitit 2021 shkollat kanë qenë përgjithësisht të mbyllura, dhe në këto vend, 2/3 e të cilave në Amerikën Latine dhe Karaibe, janë ndikuar 98 milionë dëmijë në moshë shkollore.

Ndërkohë që në krye të vendeve ku shkolla kanë qenë mbyllur për një kohë të gjatë ka qenë Panamaja, ato ndiqen nga Salvadori, Bangladeshi dhe Bolivia.

Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit të Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, Henrietta Fore tha: "Fëmijët që nuk kanë qasje në arsimimin ballë për ballë po mbeten gjithnjë e më shumë prapa dhe çmimin më të rëndë e paguajnë ata që mbeten të përjashtuar."

Ajo bëri thirrje që ti jepet përparësi hapjes sa më parë të shkollave.

UNICEF vendosi 168 tavolina bosh me çanta shkollore, që përfaqësonin 168 milion fëmijë, në oborrin e Selisë së Kombeve të Bashkuara për të tërhequr vëmendjen tek fëmijët që janë privuar nga arsimi gjatë gjithë epidemisë.



Lajme të ngjashme