Shqipëria vazhdon vaksinimin e personelit mjekësor

Pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) deri më tani ka marrë jetën e të paktën një milion e 954 mijë e 570 njerëzve në të gjithë botën.

1561954
Shqipëria vazhdon vaksinimin e personelit mjekësor
Arnavutluk_Covid19_aşılama_5.jpg

Pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) deri më tani ka marrë jetën e të paktën një milion e 954 mijë e 570 njerëzve në të gjithë botën. Ndërsa numri i të prekurve është rritur në 91 milion e 375 mijë dhe ai i të shëruarve është rritur në 65 milion e 390 mijë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) - Numri i atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi është 385 mijë e 249, kurse ai i të infektuarve të regjistruar është 23 milionë e 143 mijë e 197. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden mori dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19. Dozën e parë të vaksinës Joe Biden e kishte marrë në një transmetim të drejtpërdrejtë më 21 dhjetor për të treguar që vaksina është e sigurt. Deri më tani pothuajse 9 milionë njerëz në vend janë vaksinuar kundër Covid-19.

Mbretëria e Bashkuar (MB) - Në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën 529 vetë dhe janë regjistruar 46 mijë e 169 raste të reja pozitive me Covid-19 duke e çuar kështu në 81 mijë e 960 numrin e viktimave për shkak të Covid-19 dhe në 3 milionë e 118 mijë e 518 numrin e të infektuarve.

Itali – Numri i të vdekurve nga Covid-19 është rritur në 79 mijë e 203, përfshi 448 vdekjet e reja që janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Për të njëjtën periudhë numri i të infektuarve në vend është rritur me 12 mijë e 532 duke e çuar numrin total të rasteve pozitive në 2 milionë e 289 mijë e 21.

Francë - 310 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi i ri në 68 mijë e 60. Në një ditë, janë regjistruar 3 mijë e 582 persona të infektuar dhe numri i rasteve pozitive ka arritur në 2 milionë e 786 mijë e 838 persona.

Spanjë - Numri i të vdekurve arrin 52 mijë 275, me 401 të rinj në 3 ditët e fundit dhe numri i të infektuarve rritet në 2,111,782. Me rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve të reja në vend gjatë dy javëve të fundit, komunitetet autonome shtrëngojnë kufizimet e tyre.

Portugali - Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 122 vdekje dhe 5 mijë e 604 raste pozitive të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. Kështu numri i personave që kanë vdekur gjatë pandemisë nga Covid-19 ka shkuar në 7 mijë e 925 dhe ai i të infektuarve është 489 mijë e 293. Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa mbrëmë rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit të ri (COVID-19). Në një deklaratë të Presidencës së vendit thuhet se 72-vjeçari Rebelo de Sousa nuk ka treguar asnjë simptomë të koronavirusit deri më tani, por do të vetizolohet në rezidencën e tij zyrtare. Në njoftim thuhet se presidenti më herët gjatë ditës kishte rezultuar negativ në testin e antigjenit, por në mbrëmje rezultoi pozitiv në testin PCR. Rebelo de Sousa ishte në karantinë për gjysmë dite pas zbulimit të koronavirusit më 6 janar tek njëri nga këshilltarët e tij të cilin ai e kishte takuar më 4 janar dhe vazhdoi programin e tij zyrtar me këshillën e mjekëve pasi testet ishin negative. Rebelo de Sousa është edhe njëri prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për më 24 janar, ndërsa sondazhet e konsiderojnë atë si favorit për të fituar zgjedhjet.

Poloni – Deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 31 mijë e 264 njerëz dhe janë infektuar 390 mijë e 385 vetë. Masat në fuqi kundër koronavirusit të ri (Covid-19) janë shtyrë deri më 31 janar.

Turqi – Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 174 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 22.981. “Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është rritur në 2.336.476”, theksoi Ministria duke shtuar se 10.220 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm 1.003 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes. Sipas saj, një total prej 2.208.451 pacientësh, nga të cilët 10.301 nga e diela në të hënë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.783 pacientë janë në gjendje të rëndë. “Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 180.303 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 26.376.784”, sqaroi Ministria.

Shqipëri - Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm e ka nisur me një postim për fillimin e vaksinimit antiCovid. Sipas saj dita e parë ka shkuar mbarë, me vaksinimin e 50 mjekëve dhe infermierëve të spitalit Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” dhe vaksinimi do të vazhdojë edhe sot. Të hënën janë vaksinuar 50 personat e parë. Prioritet do të jenë 5 mijë personel mjekësor, që punon në spitalet COVID. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.

Numri i të vdekurve nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) në disa vende të botës është si më poshtë:

Brazil: 203 mijë e 614, Meksikë: 134 mijë e 368, Argjentinë: 44 mijë e 654, Gjermani: 42 mijë e 97, Peru: 38 mijë e 335, Belgjikë: 20 mijë e 122, Ukrainë: 19 mijë e 835, Kili: 17 mijë e 162, Rumani: 16 mijë e 725, Çeki: 13 mijë e 272, Holandë: 12 mijë e 411 dhe Hungari: 10 mijë e 725.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme