Bilanci ditor i koronavirusit në Turqi (20 nëntor) – 5.103 raste të reja, 141 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 5.103 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 141 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1531562
Bilanci ditor i koronavirusit në Turqi (20 nëntor) – 5.103 raste të reja, 141 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 141 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 12.084.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 435 mijë e 273, pasi 5.103 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 367 mijë e 592 pacientësh, nga të cilët 3.019 nga e enjte në të premte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.990 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 156.642 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 16 milionë e 937 mijë e 887”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme