Shkencëtari i vaksinës antiCovid: Jeta mund të kthehet në normalitet dimrin e ardhshëm

Prof. dr. Uğur Şahin, një nga themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë «BioNTech», e cila njoftoi prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 dhe u raportua të jetë 90% e suksesshme, tha se jeta mund të kthehet në normalitet që nga dimri i ardhshëm.

1528534
Shkencëtari i vaksinës antiCovid: Jeta mund të kthehet në normalitet dimrin e ardhshëm

Prof. dr. Ur Shahin (Uğur Şahin), një nga themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë «BioNTech», e cila njoftoi prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 dhe u raportua të jetë 90% e suksesshme, tha se jeta mund të kthehet në normalitet që nga dimri i ardhshëm.

Shkencëtari turkogjerman deklaroi në “Andrew Marr Show” të BBC-së se ai është i sigurt që me një vaksinë me ndikim kaq të lartë, transmetimi midis njerëzve do të ulet me 50% dhe ndoshta jo me 90%, dhe se edhe kjo do të zvogëlojë ndjeshëm përhapjen e pandemisë.

Ai theksoi se nëse gjithçka shkon mirë, vaksina do të fillojë të shpërndahet në fund të këtij dimri ose në fillim të vitit të ardhshëm, duke shtuar se qëllimi i tyre është të shpërndajnë të paktën 300 milionë doza në gjithë botën deri në prill.

Sipas tij, jeta normale mund të kthehet dimrin e ardhshëm, por shtoi se është e rëndësishme që i gjithë programi i vaksinimit të ketë përfunduar para vjeshtës së ardhshme.

Duke theksuar se muajt e verës gjithashtu do të ndihmojnë në luftimin e virusit me uljen e niveleve të infeksionit, Shahin tha se është e nevojshme që të arrihet një nivel i lartë i vaksinimit në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Ai deklaroi se efektet anësore të vaksinës ishin dhimbja që zgjati për disa ditë në vendin e shpimit dhe një ethe e lehtë që ka zgjatur për disa ditë te disa pjesëmarrës (në projektin e testimit të vaksinës), duke shtuar se nuk kanë hasur në ndonjë efekt anësor serioz aq sa të ndalonte punimet.

Ndryshe, vaksina potenciale e zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane «Pfizer» dhe firma bioteknologjike gjermane «BioNTech», ku shkencëtari turk Prof. Dr. Ur Shahin (Uğur Şahin) është partner themelues, u raportua të jetë më shumë se 90 për qind e efektshme kundër virusit.

Vaksina me emrin BNT162b1 u raportua të jetë testuar te 43.538 persona në gjashtë shtete dhe deri më tani nuk ka prodhuar shqetësime serioze të sigurisë.

Teksa vendet në gjithë botën garojnë për të nënshkruar kontrata për miliona doza vaksinash, «BioNTech» njoftoi më parë planet për të prodhuar 100 milionë vaksina globalisht deri në fund të vitit 2020 dhe rreth 1,3 miliardë doza të tjera deri në fund të 2021.

«Pfizer» dhe «BioNTech» tashmë kanë nënshkruar marrëveshje paraprake me ShBA-në, BE-në, Britaninë, Kanadanë dhe Japoninë për furnizimin e vaksinës.

 


Lajme të ngjashme