Koronavirusi në Turqi (15 tetor) – 1.311 të shëruar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.693 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 58 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1509848
Koronavirusi në Turqi (15 tetor) – 1.311 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjte në mbrëmje se 66 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.080.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 342 mijë e 143, pasi 1.693 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 299 mijë e 679 pacientësh, nga të cilët 1.311 nga e diela në të hënë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.408 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 116.103 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 12 milionë e 77 mijë e 773”, sqaroi ajo.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme