Koronavirusi në Turqi (14 tetor) – Raportohen 1.671 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.671 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 57 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1509136

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 57 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.014.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 340 mijë e 450, pasi 1.671 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 298 mijë e 368 pacientësh, nga të cilët 1.418 nga e marta në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.418 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 115.328 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 11 milionë e 961 mijë e 670”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme