Mbi 38 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 38 milionë.

1508186
Mbi 38 milionë të infektuar me COVID-19 në botë
İspanya koronavirüs Süper.jpg
SÜPER FOTO koronavirus aşı.jpg
Covid Süper.jpg

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 38.043.916 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8.037.789 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (7.175.880), Brazili (5.103.408), Rusia (1.312.310), Kolumbia (919.083), Spanja (918.223), Argjentina (903.730), Peruja (851.171), Meksika (821.045) dhe Franca (743.479).

Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 337.147.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 1.085.375 persona. Ndërkohë, 28.606.252 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 8.352.289 raste aktive.

Në kontinentin e Afrikës numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka kaluar shifrën 1 milion e 318 mijë.

Derisa vazhdojnë trajtimin 236.588 raste, në kontinent kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 1.318.297 persona.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 17.863, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.648 dhe në Marok 2.636 vdekje.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 693.359 raste, Maroku me 153.761 dhe Egjipti me 104.062. (AA)



Lajme të ngjashme