Përmbledhje e situatës së koronavirusit në botë, 25 shtator

Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë tejkaloi 987 mijë e 827 njerëz, numri i rasteve të infeksionit është mbi 32 milion e 421 mijë njerëz, dhe deri më tani më shumë se 23 milionë e 935 mijë njerëz janë shëruar.

1497166
Përmbledhje e situatës së koronavirusit në botë, 25 shtator
DÜNYADA KORONA (14).jpg
DÜNYADA KORONA (13).jpg
DÜNYADA KORONA (11).jpg
DÜNYADA KORONA (17).jpg

Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë tejkaloi 987 mijë e 827 njerëz, numri i rasteve të infeksionit është mbi 32 milion e 421 mijë njerëz, dhe deri më tani më shumë se 23 milionë e 935 mijë njerëz janë shëruar nga virusi.

 

Numri më i lartë i humbjeve njerëzore dhe rasteve të regjistruara të infeksionit është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku numri i vdekjeve është rritur mbi 207 mijë e 538 persona, ndërsa numri i rasteve të infeksionit është mbi 7 milionë e 185 mijë.

Në vendin e Amerikës Latine, Brazil, i cili renditet i dyti për nga numri i vdekjeve pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe konsiderohet epiqendra e pandemisë në Amerikën Latine, me vdekjen e 831 personave të tjerë, numri i të vdekurve nga Covid-19 u rrit në 139.883, dhe rastet e infeksionit me një rritje prej 39.797 i kanë tejkaluar 4 milionë e 659 mijë.

Meksikë, 490 persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në një total prej 75.439. Kurs numri i rasteve të infektuara në vend ka shkuar në 715 mijë e 457, përfshi 5.408 rastet që janë raportuar ditën e fundit.

Mbretërinë e Bashkuar, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi dhe epiqendra në Evropë, numri i vdekjeve në 24 orët e kaluara u rrit me 40 persona të tjerë në një total prej 41.902, dhe me 6.634 raste të reja të regjistruara numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 416 mijë e 363 persona. Rastet e reja të regjistruara në ditën e fundit janë edhe numri më i lartë në vend që nga fillimi i epidemisë. Në një deklaratë të lëshuar më 20 shtator, këshilltari shkencor i qeverisë britanike vuri në dukje se rastet Covid-19 po dyfishoheshin çdo javë dhe paralajmëroi që nëse situata do të vazhdojë kështu deri në mes të tetorit, çdo ditë mund të regjistroheshin deri në 50.000 raste të reja. Pas vendimeve të marra nga Kryeministri Boris Johson për kufizimet e lëvizjes, baret dhe restorantet në vend janë mbyllur në orën 22.00.

Itali, numri i vdekjeve nga Covid-19 u rrit në 35.781 dhe numri i infeksioneve arriti në 304.323.

Francë, numri i të vdekurve nga Covid-19 deri tani ka shkuar në gjithsej 31.511 bashkë me 52 persona të tjerë që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, dhe numri i rasteve të infeksionit u rrit me 16.096 të sëmurë të tjerë, numri më i lartë që nga fillimi i epidemisë, dhe ka shkruar në 497 mijë e 237. Me rritjen e numrit të pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv, situata në vend vazhdon të përkeqësohet edhe më shumë. Një deklaratë nga Grupi i Spitaleve të Parisit tha se 20 për qind e operacioneve në kryeqytet do të shtyhen nga fundi i kësaj jave. Kryeministri Jean Castex paralajmëroi për vendosjen e kufizimit të daljes në rrugë në rast se situata do të vazhdojë të përkeqësohet për shkak të koronavirusit.

Spanjë, 500 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 gjatë javës së fundit duke e çuar kështu numrin e të vdekurve në 31 mijë e 118. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 10.653 raste të reja u regjistruan në 24 orët e kaluara dhe se numri i të infektuarve arriti në 704.209 persona. Qeveria Autonome e Madridit njoftoi se situata në lidhje me zhvillimin e epidemisë do të rishikohet dhe se disa masa shtesë parandaluese do të shpallen sot.

Portugali, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, 3 persona vdiqën nga Covid-19 dhe 691 të infektuar të tjerë i janë shtuar listës. Numri i vdekjeve në vend është 1.931 dhe numri i të infektuarve arriti në 71.156.

Në shtetin Viktoria të Australisë kanë ndërruar jetë edhe 8 të sëmurë të tjerë nga koronavirusi dhe numri total i vdekjeve nga Covid-19 në vend ka shkuar në 869.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në disa vende të tjera perëndimore është si më poshtë:

Peru - 31.938

Kolumbi - 24,924

Argjentinë – 14.766

Kili – 12.469

Ekuador  -11.213

Belgjikë – 9.965

Gjermani – 9.519

Kanada – 9.249

Bolivi  - 7.765

Holandë - 6,312

Suedi – 5.878

Rumani - 4.591

Poloni - 2.369

Zvicër - 2.061

Moldavi - 1.252

Bullgari - 785

Bosnja dhe Hercegovinë - 802

Serbi - 745

Maqedonia e Veriut - 712

Azerbajxhan - 581

Shqipëri - 370

Greqi - 366

Kroacia - 261

Përmbledhje e situatës Covid-19 në vendet e Lindjes, vendet arabe, Azinë dhe Afrikën

Indi, e cila me 5 milionë e 818 mijë e 570 njerëz të infektuar është në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve të infeksionit, numri i vdekjeve u rrit në një total prej 92,317 njerëz.

Rusi, numri i vdekjeve nga Covid-19 arriti në 19.948, dhe numri i rasteve të infeksionit është 1 milion e 128 mijë e 836 njerëz.

Iran, ku deri më tani nga Covid-19 kanë vdekur 25.015, numri i rasteve është rritur në 436.319.

Pakistan, 6.444 njerëz kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit dhe numri i rasteve është rritur në 309.015.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në disa vende të tjera aziatike dhe arabe është si më poshtë:

Indonezi - 10.105

Irak - 8.799

Filipine - 5.127

Bangladesh – 5.072

Arabia Saudite – 4.599

Ukrainë – 3.757

Japoni – 1.520

Afganistan – 1.451

Izrael – 1.378

Bjellorusi - 802

Koreja e Jugut - 395

Bahrejn - 231

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në kontinentin Afrikan u rrit në një total prej 34.758 njerëz, dhe numri i rasteve të infeksionit arriti në 1 milion e 444 mijë e 619.

Numri më i lartë i vdekjeve në Afrikë është në Afrikën e Jugut, ku gjithsej 16.283 njerëz kanë vdekur deri më tani, pasuar nga Egjipti me 5.835, Maroku 1.956, Algjeria 1.703, Etiopia 1.148, Nigeria 1.102, Sudani 836, Kenia 669, Kameruni 418 vdekje.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme