Koronavirusi në botë (7 shtator) – Mbi 893 mijë të vdekur dhe mbi 27 milionë të infektuar

COVID-19 ka shkaktuar të paktën 893 mijë e 173 të vdekur dhe mbi 27 milionë e 303 mijë të infektuar në të gjithë botën që nga shfaqja e tij në dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që më shumë se 19 milionë e 376 mijë pacientë janë shëruar.

1486308
Koronavirusi në botë (7 shtator) – Mbi 893 mijë të vdekur dhe mbi 27 milionë të infektuar
süper slide corona dogu.jpg
KORONA SÜPER
SÜPER FOTO ispanya koronavirüs.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë ndikuar më shumë nga koronavirusi i tipit të ri (COVID-19) ndërkohë që numri i të vdekurve ka arritur në 193 mijë e 161, numri i të infektuarve ka arritur në mbi 6 milionë e 460 mijë.

Ndërsa në Brazil, numri i të vdekurve me 447 të vdekur në 24 orët e fundit ka arritur në 126 mijë e 686 ndërsa numri i të infektuarve është rritur me 14 mijë e 521 brenda një dite duke arritur në 4 milionë e 137 mijë.

Meksikë nga koronavirusi i tipit të ri (Covid-19) me 232 humbjet e fundit kanë humbur jetën gjithsej 67 mijë e 558 të sëmurë, kurse numri i të infektuarve u rrit në 634 mijë e 23 së bashku me 4 mijë e 614 personat e infektuar në 24 orët e fundit.

Australi deri më tani janë regjistruar 762 të vdekur dhe 26 mijë e 319 të infektuar nga Covid-19.

Indi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 1 mijë e 16 persona duke e çuar numrin e të vdekurve nga epidemia në 71 mijë e 711 vetë ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 4 milionë e 208 mijë. Pavarësisht rritjes së lartë, pas 169 ditësh në kryeqytet u hap përsëri metroja me kusht që disa stacione me fluks të lartë të mbeten të mbyllura.

Humbjet në Rusi arritën në 17 mijë e 871 ndërsa numri i të infektuarve u rrit në 1 milion e 30 mijë e 690.

Iran numri i të vdekurve ka arritur në 22 mijë e 410 kurse i të infektuarve arriti në 388 mijë e 810.

Rripin e Gazës që është nën bllokadën e Izraelit numri i të vdekurve u rrit në 8 ndërsa i të infektuarve në 1 mijë e 151.

Në disa vende të tjera numri i vdekjeve prej COVID-19 është: Afrika e Jugut 14.889, Egjipt me 5.530, Algjeri 1.556.  



Lajme të ngjashme