“Sky News” thur lavde: “Detektivët e COVID-19 të Turqisë”

Televizioni britanik “Sky News” tërhoqi vëmendjen mbi suksesin e Turqisë në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) duke vlerësuar se punonjësit turq të shëndetësisë punojnë si detektivë në gjurmimin e sëmundjes.

1467289
“Sky News” thur lavde: “Detektivët e COVID-19 të Turqisë”

 

Alex Crawford, korrespondente speciale e “Sky News”, shkroi për luftën e Turqisë kundër llojit të ri të virusit korona në një artikull të titulluar “Detektivët e COVID-19 të Turqisë”.

Në artikull vihet në pah se punonjësit e shëndetësisë bëjnë përpjekje intensive në luftën me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 dhe mijëra skuadra gjurmimi monitorojnë pacientët çdo ditë, hulumtojnë të kaluarën 2-javore të tyre dhe skanojnë me kujdes personat me të cilët ata kanë pasur kontakt.

“Plot 16 mijë e 300 punonjës të shëndetësisë në Turqi gjurmojnë intensivisht pacientët me COVID-19, të afërmit e pacientëve, kolegët dhe kushërinjtë e tyre, sikur të ishin detektivë”, thuhet në këtë shkrim dhe shtohet se personat që kanë simptoma të koronavirusit të ri, testohen pa humbur kohë dhe fillohet me shpejtësi trajtimi mjekësor, madje edhe tek pacientët me simptoma shumë të lehta.

Sipas artikullit në fjalë, numri i rasteve të reja gjatë 4 javëve të fundit në Turqi, vend që ka arritur të testojë miliona njerëz për COVID-19, është më i ulët sesa ai i pacientëve të shëruar.

“Turqia ka shënuar rezultate të suksesshme kundër pandemisë COVID-19 duke zbatuar metoda të trajtimit të shumanshëm dhe, mbi të gjitha, të gjitha shërbimet shëndetësore i ofron falas”, theksohet mes të tjerash në shkrimin e gazetares Alex Crawford, e cila bën me dije gjithashtu se në kuadër të masave kundër llojit të ri të koronavirusit, në Stamboll u ndërtuan spitale luksoze brenda një kohe mjaft të shkurtër.



Lajme të ngjashme