Turqi, 19 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 996 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 19 pacientë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1465617
Turqi, 19 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën në mbrëmje se 19 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.710.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 231 mijë e 869, pasi 996 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 215.516 pacientësh, nga të cilët 981 nga e premtja në shtunë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 586 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 44.846 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 4 milionë e 845 mijë e 669”, sqaroi ajo.

Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) koronavirusi i ri ka shkaktuar deri më tani në mbarë botën mbi 685 mijë e 520 vdekje dhe të infektuar më shumë se 17,8 milionë njerëz, ndërkohë që pacientët e shëruar mbi 11 milionë.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme