Ndihmat e Turqisë me materiale mjekësore mbërrijnë në Sanxhak

Krahas Novi-Pazarit ndihmat me materiale mjekësore do të shpërndahen edhe në qytetet Sjenica, Tutin, Prijepolje, Priboj, Nova Varos dhe Kraljevo.

1435074
Ndihmat e Turqisë me materiale mjekësore mbërrijnë në Sanxhak

Ndihmat me materiale mjekësore të dërguara nga Turqia mbërritën në Sanxhak, ku jetojnë gjerësisht boshnjakët në Serbi.

Ndihmat mjekësore të përgatitura me organizimin e Këshillit të Biznesit Turqi-Serbi dhe Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK) me udhëzim të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), u dorëzuan në spitalin e pandemisë së ngritur në qytetin e Novi-Pazarit.

Krahas Novi-Pazarit ndihmat me materiale mjekësore do të shpërndahen edhe në qytetet Sjenica, Tutin, Prijepolje, Priboj, Nova Varos dhe Kraljevo.

 


Lajme të ngjashme