“CNN International” dha një kronikë për suksesin e Turqisë në luftën kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka postuar një mesazh në profilin e tij në «Twitter» në lidhje me kronikën e transmetuar në kanalin televiziv «CNN International».

1411988
“CNN International” dha një kronikë për suksesin e Turqisë në luftën kundër Covid-19

Kanali televiziv amerikan «CNN International» i tregoi botës për suksesin e Turqisë në luftimin e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha (Fahrettin Koca) postoi një mesazh përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social «Twitter» në lidhje me kronikën e transmetuar më 3 maj në ekranet e «CNN International».

"Me kronikën e 3 majit «CNN International» i tregoi audiencës së tij në mbarë botën për suksesin e luftës sonë kundër Covid-19. Në këtë kronikë, e cila është përgatitur duke ndjekur hap pas hapi punimet e bëra në Stamboll për gjurmimin e rasteve, është theksuar se suksesi ynë mbështetet pikërisht në këtë metodë”, shkruan ministri i Shëndetësisë në postimin e tij, të cilin ai e shoqëron edhe me fotografi nga programi i «CNN International».

 


Lajme të ngjashme