A e dini se leshi i dhisë së Ankarasë është përhapur në të gjithë botën nga Turqia?

Dhia e Ankarasë, atdheu i të cilës është Azia Qendrore, u soll në Anadoll nga fiset turke që erdhën në këtë rajon në shekullin e 13-të dhe veçoritë e racës, që i zotëron sot, i ka fituar në Anadollin Qendror.

1382364
A e dini se leshi i dhisë së Ankarasë është përhapur në të gjithë botën nga Turqia?

Dhia e Ankarasë, atdheu i të cilës është Azia Qendrore, u soll në Anadoll nga fiset turke që erdhën në këtë rajon në shekullin e 13-të dhe veçoritë e racës, që i zotëron sot, i ka fituar në Anadollin Qendror. Dhia e Ankarasë, që rritet në zona të larta në klimë të thatë dhe me pak reshje, është një kafshë me trup të vogël dhe elegante.

Deri në shekullin e 20-të, ajo rritej vetëm në Ankara dhe rrethinat e saj, në periudha të ndryshme është dërguar nga këto rajone jashtë shtetit, por ka marrë një emër tjetër në çdo vend që ka shkuar.  Leshi i përfituar nga kjo racë e dhisë cilësohet si ndër më të preferuarit në tekstilin botëror. Leshi angora është i bardhë, i fortë, me shkëlqim, elastik, rezistent ndaj nxehtësisë, zotëron një veçori izoluese, mund të ngjyhet lehtë, është i rregullt, ka një përbërje të rrëshqitshme dhe është një fibër që nuk ndotet lehtë.

Leshi i dhive, duke qenë se përzihet lehtë me fibrat e pambukut dhe sintetikes, është një prej lëndëve të para të pazëvendësueshme të industrisë për endje (tekstil). Sot, përveç Turqisë, dhia e Ankarasë rritet edhe në vende si Afrika e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lesotho, Argjentinë, Australi dhe Zelanda e Re.

 


Lajme të ngjashme