Numri i të infektuarve me Kovid-19 në Turqi u rrit në 6

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca raportoi se një qytetar që u kthye nga Arabia Saudite në javën e kaluar doli pozitiv në testin për llojin e ri të koronavirusit (Kovid-19).

1378348
Numri i të infektuarve me Kovid-19 në Turqi u rrit në 6

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca raportoi se një qytetar që u kthye nga Arabia Saudite në javën e kaluar doli pozitiv në testin për llojin e ri të koronavirusit (Kovid-19).

Ministri Koca, në deklaratën e bërë nga llogaria e tij në Twitter, tha se qytetarët që kthehen nga umre duhet të ndjekin rregullin 14-ditor të karantinës.

"Fatkeqësisht, testi i një qytetari që u kthye javën e kaluar nga umre doli të jetë pozitiv. Ne jemi të shqetësuar për raste të reja. Luten qytetarët e kthyer nga Arabia Saudite të mos pranojnë vizitorë. Ata të cilën e kanë kaluar kontrollin mjekësor nuk do të thotë se nuk janë të rrezikuar”, bëri të ditur ministri Koca.  

Së bashku me dy raste të reja të fundit, numri i njerëzve të infektuar në Turqi u rrit në 6.

Ndërkohë si pjesë e masave parandaluese qytetarët e kthyer nga umre u morën nën karantinë në disa konvikte në Ankara dhe Konya,.

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin, në një deklaratë në Twitter tha se: "Qytetarëve që janë kthyer nga umre janë kontrolluar dhe janë marrë nën karantinë në konvikte. Masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë duhet të ndiqen me kujdes dhe përpikëri. Në luftën kundër koronavirusit nuk duhet të ketë indiferencë dhe panik. Të gjithë kanë përgjegjësi të përbashkët".

 


Lajme të ngjashme