Turqia mbylli kufijtë me Iranin

Turqia për shkak të rasteve të infektimeve në Iran me koronavirusin e ri (Kovid-19), të cilat rezultuan me vdekje, mbylli përkohësisht kufijtë e saj me këtë vend.

1364722
Turqia mbylli kufijtë me Iranin

Turqia për shkak të rasteve të infektimeve në Iran me koronavirusin e ri (Kovid-19), të cilat rezultuan me vdekje, mbylli përkohësisht kufijtë e saj me këtë vend.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Në një konferencë të organizuar për shtyp ministri Koca tha se numri i rasteve të infektimit me koronavirus në 32 vende të botës arriti në 80 mijë, ndërsa shtoi se deri më tani arritën që këtë epidemi ta mbajnë larg nga Turqia.

Duke vënë në dukje se shfaqja e kësaj sëmundjeje në Iran është alarm për Turqinë, ministri Koca tha se që nga sot numri i rasteve në Iran u rrit në 47, ndërsa numri i të vdekurve në 12.

Ministri i Shëndetësisë deklaroi që si masë preventive kanë mbyllur përkohësisht tre vendkalime kufitare me Iranin si dhe vendkalimin kufitar në Igdir që hapet në Nahxhivan të Iranit.

Ai shtoi se kalimet tokësore dhe hekurudhore nga Irani në Turqi janë ndalur përkohësisht duke filluar nga dje në orën 17.00 sipas orës së Turqisë, ndërsa shtoi se edhe fluturimet ndërkombëtare janë ndaluar në mënyrë të njëanshme përkohësisht nga ora 20.00.

“Janë ndalur ardhjet nga Irani në Turqi. Ndërkaq vajtjet nga Turqia në Iran do të vazhdojnë”, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë.

Koca shtoi se pardje dhe një ditë më parë 8 qytetarëve iranianë u është ndaluar hyrja në Turqi pasi janë zbuluar simptomat e kësaj sëmundjeje dhe shtoi se tek 5 personat e dërguar në spital në Van për shkak të ftohjes nuk u has në simptomat e kësaj sëmundjeje dhe se rezultatet e testeve kanë dalë negative.

 


Lajme të ngjashme