Emine Erdoan fton të rinjtë pakistanezë që të ndjekin studimet e lartë në Turqi

Emine Erdoan, e cila shkoi në Pakistan për të shoqëruar Presidentin Erdoan, vizitoi shkollën “Faisal Maarif” në kryeqytetin Islamabad.

1359939
Emine Erdoan fton të rinjtë pakistanezë që të ndjekin studimet e lartë në Turqi

Bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Emine Erdoan ftoi të rinjtë pakistanezë për të ndjekur studimin e lartë në Turqi.

Emine Erdoan, e cila shkoi në Pakistan për të shoqëruar Presidentin Erdoan, vizitoi shkollën “Faisal Maarif” në kryeqytetin Islamabad.

Në fjalimin e mbajtur gjatë kësaj vizite, ajo rikujtoi sakrificat e mëdha të bëra gjatë gjithë historisë nga Pakistani dhe Turqia dhe nënvizoi se popujt e të dyja vendeve ushqehen nga pellgu kulturor dhe shpirtëror i përbashkët.  

Ajo theksoi se Turqia, me numrin e madh të universiteteve që janë shtuar vitet e fundit dhe me arsimin cilësor që jep, është kthyer në një nga vendet që mirëpret më shumë studentë të huaj për arsim.

“Një prej objektivave tona për vitin 2023 është të mirëpresim 200 mijë studentë ndërkombëtar. Sigurisht që për evlatërit tanë pakistanezë Turqia nuk është një vend i huaj por një atdhe i dytë. Për këtë arsye i ftoj ata për të ndjekur arsimin e lartë në Turqi”, tha Erdoan.

Në vizitën ku u dhanë shfaqe të valleve popullore pakistaneze, Emine Erdoan u shoqërua nga bashkëshortja e ministrit të Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu, Hulya Çavuşoğlu, bashkëshortja e ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar, Sule Akar dhe bashkëshortja e ministrit  të Transportit dhe Infrastrukturës Mehmet Cahit Turhan, Meral Turhan.

Forndacioni turk Maarif jep arsim për 12 mijë e 500 studentë në 27 kampuse dhe 38 shkolla në 5 rajone të ndryshme të Pakistanit, përfshi edhe kryeqytetin Islamabad.

 


Lajme të ngjashme