Koranovirusi - Kina konfirmon 80 vdekje

Komisioni Kombëtar i Shëndetit konfirmon 2.744 raste të pneumonisë të shkaktuar nga tipi i ri i koronavirusit (2019-nCoV), raportojnë media lokale kineze.

Koranovirusi - Kina konfirmon 80 vdekje

Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri është rritur në 80, tha të hënën departamenti i shëndetit të vendit.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë nga koronavirusi (2019-nCoV), i cili deri më tani është përhapur në të gjitha provincat, krahinat autonome dhe rajonet me qeverisje të posaçme, janë infektuar 2 mijë e 744 njerëz, nga të cilët 461 janë në gjendje kritike.

Nga ana tjetër 8 raste të konfirmuara janë raportuar në Hongkong, 5 në Makao dhe 4 në Tajvan.

Raportohet gjithashtu për 5 mijë 794 raste të dyshuara, kurse numri i personave nën mbikëqyrje mjekësore për shkak të kontaktit të afërt me personat e infektuar është 30 mijë e 453.

Deri më sot numri i prekurve nga epidemia që janë shëruar dhe dalë nga spitali është 51.

Situata e pneumonisë kishte rezultuar në 80 vdekje, përfshirë 76 në provincën Hubei dhe me nga një person në provincat Shangai, Henan, Hebei dhe verilindje të provincës Heilongjiang,”- njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Kinës “Xinhua”, duke cituar Komisionin Kombëtar të Shëndetit.

Virusi, i cili ka origjinën në qytetin Wuhan, është përhapur në 29 provinca të vendit.

 


Lajme të ngjashme