Sierra-Leone lehtëson vizat për pasaportat turke

Për shumë vende, ku bën pjesë edhe Turqia ka nisur aplikimi i vizës në hyrje (në pikën e kalimit kufitar), njofton përmes një komunikate të shkruar Ministria e Punëve të Brendshme e Sierra-Leones.

Sierra-Leone lehtëson vizat për pasaportat turke

Sierra-Leone ka nisur ti japë në pikat e kalimit kufitar vizat për shtetasit turq.

Sipas një komunikate me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Sierra-Leones ka nisur aplikimi i dhënies së vizave në pikat e kalimit kufitar për shtetasit e shumë vendeve, ku bën pjesë edhe Turqia.

“Ky është një zotim i Qeverisë; ata që duan të vijnë në vendin tonë si turist apo si investitor mund të hyjnë duke e marrë vizën në pikat e kalimit kufitar”, thuhet në komunikatë.

Përveç Turqisë nga lehtësimi i regjimit të vizave të Sierra-Leones do të përfitojnë edhe vende të Zonës Schengen, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Anglia, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Japonia, Koreja e Jugut, Norvegjia dhe Izraeli.



Lajme të ngjashme