Doktori turk zbulon një metodë të re kundër kancerit

Doktori turk, Yadigar Genç, i cili jeton në Këln të Gjermanisë, bashkë me ekipin e tij ka zhvilluar një teknikë të re kundër kancerit duke përdorur metodën e imunoterapisë.

yadigar genc1.jpg

Yadigar Genç, i cili është pjesë e ekipit të Qendrës Immun-Onkologisches (IOZK) tha se me metodën e mjekimit të individualizuar kanë rritur në masë të rëndësishme suksesin në luftën me kancerin.

Nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ne kemi marrë leje për zbatimin e kësaj metode,- sqaron Dr. Genç ndërsa shtoi se ata po zbatojnë një terapi të posaçme për mjekimin e pacientëve me kancer.

Qelizat ‘luftarake’ që prodhojmë nga gjaku i pacientit i këndellim në një mjedis laboratorik dhe duke i pasuruar këto me proteina të caktuara kanceroze, duke përdorur njëkohësisht edhe viruset onkolitike i injektojmë sërish tek pacienti si vaksinës, sqaron Genç.

 


Lajme të ngjashme