Gjermania premton vazhdimin e ndihmave për UNRWA

Autoritetet e Gjermanisë paralajmëruan se do të vazhdojnë ndihmën për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë (UNRWA).

Gjermania premton vazhdimin e ndihmave për UNRWA

"Ndihmën për UNRWA-n e konsiderojmë shumë të rëndësishme dhe do të vazhdojmë këtë praktikë", tha shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas sot pas takimit me homologun jordanez, Ayman al-Safadi, në Aman.

Maas dhe Al-Safadi biseduan për temat bilaterale dhe rajonale me theks mbi konfliktin Palestinë-Izrael.

"Formimi i dy shteteve është zgjidhja e vetme e Lindjes së Mesme", porositi Maas.

Maas po ashtu tha se Berlini zyrtar do të aprovojë huazimin e Jordanisë në vlerë prej 100 milionë dollarëve.

Shefi i diplomacisë jordaneze tha se Jordania dhe Gjermania do të vazhdojnë partneritetin në ofrimin e ndihmës për UNRWA-n, si dhe në procesin e zgjidhjes së krizës në Lindjen e Mesme.

Ministri gjerman Maas para Jordanisë vizitoi Irakun, ndërsa në vazhdimin e turneut do të vizitojë edhe Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

UNRWA kujdeset për qindra mijëra refugjatë palestinezë të vendosur në kampe në Gazën e bllokuar, si dhe në Liban, Siri dhe Jordaninë fqinjë.

Vitin e kaluar, autoritetet e Shteteve të Bashkuara (SHBA) pezulluan ndihmën ndaj kësaj organizate dhe e sollën atë në një situatë të pasigurtë. (AA)



Lajme të ngjashme