Turqia, vend shembull në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha (Fahrettin Koca) tha se Turqia është bërë një vend që tregohet si shembull në fushën e shëndetësisë.

Turqia, vend shembull në shëndetësi

Këtë deklaratë ministri Koxha e bëri nga Zvicra, ku ka shkuar për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 72-të të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, që filloi të hënën në Zyrat e OKB-së në Gjenevë.

Shtrirja e shërbimeve shëndetësore në Turqi është gati 100%, nënvizoi ministri Koxha dhe shtoi se “Ky sistem shëndetësor në Turqi është shndërruar në një sistem që po tregohet si shembull për ditë e në mënyrë më të fuqishme”.

“Sistemet shëndetësore kohët e fundit në botë janë prekur në kuptimin negativ. Në një periudhë kur bota ballafaqohet me problemin e emigracionit, Turqia tregohet si një vend shembull me shërbimet shëndetësore që u ofro rreth 4 milionë njerëzve që kanë ardhur nga Siria. Në kontaktet që kemi pasur në Gjenevë ne gjetëm rastin që punimet që kemi bërë deri tani dhe kemi në plan të bëjmë në vijim t’ua tregojmë bashkëbiseduesve”,- sqaroi ministri turk i Shëndetësisë.

Duke folur për kandidaturën e Dr. Nedret Emirollu (Emiroğlu) për postin e Drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH-së) për Evropën, ministri Fahretin Koxha tha OBSH-ja e njeh së afërmi Emirollunë për sukseset që ka arritur në punën e tij 20-vjeçare.

Zotin Emirollu ne e kemi paraqitur si kandidat për Drejtorin e OBSh-ë në Evropë,- u shpreh ministri Koxha dhe shtoi: “Duke u nisur nga pika ku ka arritur Turqia, në veçanti në sistemin shëndetësor, për ne është një burim frymëzimi zgjedhja e një doktori nga Turqia në postin e Drejtorit të OBSh-së për rajonin e Evropës”.



Lajme të ngjashme