Turqia dhuroi një makinë për fëmijët me aftësi të kufizuara në Uruguai

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) bëhet e ditur se shkollës për fëmijët me aftësi të kufizuara, “Escuela Roosvelt” në kryeqytetin Montevido, i është dhuruar një makinë për transportin e fëmijëve.

Turqia dhuroi një makinë për fëmijët me aftësi të kufizuara në Uruguai

Turqia dhuroi një makinë për një shkollë për fëmijët me aftësi të kufizuara në Uruguai.

Sipas komunikatës me shkrim të bërë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) njoftohet se shkollës për fëmijët me aftësi të kufizuara, “Escuela Roosvelt” në kryeqytetin Montevido, i është dhuruar një automjet për transportin e nxënësve.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë Drejtorja për Arsim pranë Ministrisë së Arsimit të Uruguait, Ines Angelo, Drejtori i Përgjithshëm Përgjegjës për Çështje të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Urugait, ambasadori Ricardo Valera, shefat e misioneve të shumta diplomatike dhe administrata e shkollës.

Kreu i Bordit Drejtues të Shkollës, Enrique Singler në fjalën e rastit tha se kjo ndihmë ka domethënie të madhe për ata, ndërsa shprehu falënderimet për Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk.

Singler shtoi se automjeti në fjalë plotëson njërën prej nevojave të mëdha të shkollës, ndërsa uroi që marrëdhëniet mes dy vendeve të vijnë duke u rritur çdo herë e më shumë.

Pas ceremonisë nxënësit e shkollës mbajtën një shfaqje muzikore për mysafirët e pranishëm.



Lajme të ngjashme