Raporti i OKB-së shfaq gjendjen e mjeruar nga mungesa e ushqimit në rajonet e luftës

Sipas raportit të publikuar nga Organizata Botërore për Bujqësinë dhe Ushqimin pranë Kombeve të Bashkuara, në 8 vendet ku ka luftë dhe konflikt të armatosur ka mungesë ushqimi dhe rreth 56 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Në raport bëhet e ditur se për shkak të përleshjeve të vitit të kaluar në Afganistan, Republikën e Afrikës Qendrore, Republikën Demokratike të Kongos, Sudanin e Jugut dhe Jemen është rritur edhe mungesa e ushqimit.

56 milionë njerëz, së bashku me vendet në fjalë dhe në Siri, Somali dhe Basenin e Liqenit të Çadit kanë nevojë për ndihma të menjëhershme ushqimore.

Në raport nënvizohet se rritja e luftërave me periudha afatgjata ka shkaktuar një skamje dhe mungesë ushqimore “të paparë më parë”.

Gjithashtu nënvizohet se është rritur edhe dhuna ndaj personelit të ndihmave njerëzore dhe organizatat e ndihmës janë detyruar të pezullojnë punimet.

Në raport theksohet edhe se në Jemen jetohet kriza më e madhe njerëzore në botë.  

Lajme të ngjashme