Bursa, qyteti i 5-të më i shëndetshëm në botë

Sipas një ankete të kompanisë “Numbeo” qyteti Bursa nga Turqia është renditur sërish në vendin e 5-të të listës së qyteteve më të shëndetshëm për të jetuar në botë.

bursa.jpg
Bursa.jpg

Qyteti Bursa në Turqi është renditur i 5-i në listën e qyteteve më të shëndetshme në botë për të jetuar.

Sipas kompanisë “Numbeo”, e themeluar nga inxhinierë programues të Google për të bërë anketa dhe nxjerrë statistika, Bursa zë vendin e 5-të në listën e qyteteve më të shëndetshëm të botës, ku janë përfshirë gjithsej 199 qytete.

Listën e kryeson qyteti Chiang Mai nga Tajlanda, në vend të dytë vjen Glasgow nga Anglia dhe i treti është Seuli nga Koreja e Jugut.

Përveç Bursës nga Turqia në këtë listë kanë hyrë edhe 3 qytete të tjera.

Ndërsa Bursa renditet e 5-ta në listë me 82,94 pikë, Izmiri është në vend të 56-të me 72,31 pikë, Ankaraja në vend të 89-të me 68,56 pikë dhe Stambolli në vend të 94-ët me 67,63 pikë.

 


Lajme të ngjashme