Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Antalia – Turistët shijojnë detin dhe dëborën në një ditë të vetme

Antalia, pritëse e miliona turistëve çdo vit dhe një nga qendrat turistike më të njohura në Turqi e botë, u ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar të katër stinët e vitit brenda një dite të vetme...

Antalya'da deniz ve kar keyfi bir arada.jpg
antalya
antalya kar.jpg

Antalia, pritëse e miliona turistëve çdo vit dhe një nga qendrat turistike më të njohura në Turqi e botë, u ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar të katër stinët e vitit brenda një dite të vetme.

Plazhi Konyaalti në Antalia, i cilësuar si “gjerdan diamanti” dhe i vlerësuar me çmim ndërkombëtar, tërheq edhe në dhjetor turistë të huaj që duan të shijojnë rrezet e diellit dhe detin. Në të njëjtën kohë, vizitorët kanë shansin të shijojnë edhe dëborën në malin Tahtali, 2.365 metra i lartë dhe rreth 1 orë larg qendrës së qytetit.

Një tjetër alternativë për t’u ngjitur në malin Tahtali, maja e të cilit ofron një peizazh piktoresk me re dhe borë, është edhe një udhëtim 10-minutësh me teleferik.

Mali tërheq përgjatë tërë vitit turistë vendës dhe të huaj, kryesisht rusë, britanikë, indianë dhe arabë.

Në këtë vend përrallor, që në njërën anë ofron detin e ngrohtë dhe në anën tjetër malin me dëborë, turistët përjetësojnë kujtimet e tyre me fotografi nga më të ndryshmet.


Fjalët Kyçe: Antalia , mali Tahtali , plazh , Konyaalti , det , dëborë , Turqi

Lajme të ngjashme