Ananasi është miku juaj në ditët e nxehta të verës

Ananasi është i njohur veçanërisht për efektet pozitive që ka për tretjen, me efekte të mrekullueshme kundër celulitit.

1019472
Ananasi është miku juaj në ditët e nxehta të verës

Ka një ngjyrë të verdhë shumë të këndshme për t’u parë, një shije të ëmbël dhe shumë të këndshme, është freskues dhe ndihmon në hidratim. Bëhet fjalë për ananasin, i cili ka të gjitha cilësitë për të qenë një mik në ditët e nxehta të verës.

Nëse kësaj i shtojmë faktin që favorizon sensin e ngopjes me pak kalori dhe që kontribuon në eliminimin e lëngjeve të tepërta, duke luftuar kështu fryrjet dhe celulitin, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta shtojmë në dietën tonë të përditshme.

Për t’i shijuar vlerat e kësaj frute, duhet të konsumohet i freskët, pasi trajtimet dhe përpunimet të cilave i nënshtrohet frutës kur futet nëpër kuti, mund të shkatërrojnë cilësitë ushqyese dhe kurative që përmban.

Mbi të gjitha, frutave të konservuara i shtohet edhe sheqer, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme kaloritë.

VLERAT USHQIMORE – Ananasi ka shumë cilësi ushqyesi. Ai është i njohur veçanërisht për efektet pozitive që ka për tretjen, me efekte të mrekullueshme kundër celulitit.

Edhe pse është i ëmbël, ai përmban pak kalori (vetëm 42 për 100 gramë), ndaj është shumë i përshtatshëm edhe për dietat me pak kalori.

Është shumë i pasur me ujë dhe ka karbohidratet në formën e sheqerit, sidomos glukozë, sakarozë dhe fruktozë.

Ananasi është i varfër me fibra, ndërkohë që është një burim i vërtetë i vitaminës C dhe kalium e magnezit.

Ai është i pasur me bromelina, një bashkim enzimash që kryejnë një funksion të rëndësishëm tretjeje dhe stimulojnë metabolizmin.

PËR BUKURINË – Ananasi ka cilësi të mira kundër rrudhave dhe shpesh përdoret në kozmetikë, duke shfrytëzuar cilësitë hidratuese dhe zbutëse në përgatitjet për produktet që zbusin lëkurën dhe pastrojnë.

Cilësia më e njohur e ananasit është fakti që është antiinflamator dhe falë bromelinës, eviton grumbullimin e lëngjeve të tepërta, duke qenë kështu një anti celulit shumë i mirë dhe gjendet më së shumti në kërcellin e ananasit.

Tuli dhe lëngu i tij, mund të përdoren për të krijuar një maskë të përgatitur vetë, e cila mund të aplikohet në lëkurë, të lihet 10 minuta dhe të shpëlahet.

E MIRA E ANANASIT – Është shumë i përdorshëm për preparate të ndryshme. Mënyra më e mirë për ta shijuar është të konsumohet si frutë më vete ose me një sallatë frutash.

Mund të shtohet edhe në sallatë, bashkë me disa fruta të thata, për t’i dhënë sallatës pak shije të ëmbël dhe të freskët.

Ai gjithashtu mund të përdoret në mish ose peshk, i shtrydhur apo me kos. Gjithashtu mund të përdoret për të aromatizuar ujin, duke i shtuar ujit ananas dhe ndonjë gjethe menteje. Lihet në frigorifer për ndonjë orë dhe konsumohet.

DISA KËSHILLA – Edhe pse është i pasur me cilësi të dobishme, ka vend për këshilla. Personat që vuajnë nga çrregullimet e veshkave duhet ta konsumojnë ananasin me kujdes dhe nën kontrollin e mjekut. E njëjta gjë vlen edhe për ata që vuajnë nga mpiksja e gjakut, pasi bromelina shton rrjedhjen e gjakut, ndaj efekti i tij mund t’i ngjajë efektit të ilaçeve dhe bën që të ekspozohesh ndaj hemorragjive.

Duhet pasur kujdes edhe nëse personi që konsumon ananas po merr njëkohësisht edhe antibiotikë, pasi bromelina fuqizon përthithjen e amoxicilinës. (ATSH)



Lajme të ngjashme