Kujdes nga mungesa e magnezit!

Magnezi është një mineral që çdo organ i trupit tonë e ka të nevojshëm.

Kujdes nga mungesa e magnezit!

Ai gjendet në sasinë e më tepër se 10 miligramëve  në trupin  e njeriut dhe kryesisht ndodhet në kocka dhe veshka. Merr pjesë në metabolizmin e substancave duke qenë përbërës i kockave dhe dhëmbëve.

Simptomat e mungesës së magnezit në trup:

-çrregullime të zemrës

-dobësi

-nervozizëm

-spazëm të muskujve

-lodhje kronike

-dhimbje koke

-humbje oreksi etj

Marrja e duhur e magnezit  përmirëson nivelin e oksigjenit në tru.

Njerëzit të cilët kanë nivel të ulët të magnezit, janë të prirur për pagjumësi, rënie të flokëve, tension të lartë, gurë në veshka, sëmundje të zemrës, madje dhe ndaj shfaqjes së disa llojeve të kancerit.

Për shkak të të ushqyerit dobët dhe ushqimit të cilit i mungojnë produktet natyrale, shumë persona nuk marrin mjaftueshëm magnez.

Ushqimet e pasura me magnez janë algat, thjerrëzat, thekra, bajamet etj. (ATSH)



Lajme të ngjashme